KREU I PD-së LULZIM BASHA, KUJTON HUMBJEN E PARAKOHSHME.Sot mbushet një vit nga aksidenti tragjik që i mori jetën deputetit të PD-së Sokol Olldashit.Makina me të cilën udhëtonte Olldashi doli nga rruga në aksin Tiranë – Elbasan, dhe përplasja i solli edhe vdekjen e menjëhershme.

Familjarët dhe miqtë e tij brenda Partisë Demokratike dhe jo vetëm do ta përkujtojnë sot me një ceremoni ku do të prezantohet edhe një këngë e kompozuar posaçërisht për të.Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka kujtuar vdekjen e Sokol Oldlashit përmes në mesazhi në facebook: “Ditët dhe muajt ikën rrufeshëm dhe ja ku jemi një vit pa Sokolin. Ditë të vështira, të dhimbshme pa të, për familjen, miqtë dhe kolegët.E kam kujtuar shpesh këto kohë sfidash të rëndësishme dhe jo të lehta. Më ka munguar fjala dhe vendosmëria e tij prej një luftëtari të paepur të shumë betejave politike.Sokoli nuk e pranonte kompromisin me antivlerën në kurriz të qytetarëve, të lirive, të drejtave dhe dinjitetit të tyre.Ai dinte të rezistonte e të rrezatonte kurajo dhe forcë në ditë jo të mira si këto që po kalojnë qytetarët tanë. Pavarësisht se mungon fizikisht ai është sot impuls dhe forcë për të gjithë ne për të çuar përpara misionin e tij, misionin tonë të madh.Ditët, muajt, vitet do të kalojnë por ai do të mbetet përjetë mes nesh, i qeshur, i vendosur dhe I guximshëm,” shkruan Basha.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/6NPFSDO3x60″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakNË RRADHË PËR KEMPIN
Artikulli tjetërKOMPETENCAT E BORDIT TË RI TË VLLAZNISË?