Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Vendi jonë vijon gjatë paradites paraqitet me vranësira të dendura, por në zonat malore dhe pjesërisht atë të ulët do ketë reshje dëbore. Ndërsa pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim të përkohshem të motit në të gjithë vendin, duke bërë që moti të ketë herë pas here alternime kthjellimesh.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në vlerat minimale dhe maksimale më e ndjeshme rënia do jetë në veri-verilindje të vendit duke luhatur vlerat ditore nga -4°C mëngjesi deri në 12°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti – E martë, 24 Mars 2020

Brigjet e Egjeut dhe Veri-Verilindja e kontinentit Europian mbeten me Vranësira të dendura dhe reshje shiu e dëbore. Por Europa Qëndrore dhe ajo Jugore paraqiten me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të ulta si pasojë e qarkullimit të masave ajrore verilindore.

Artikulli paraprakÇUDITË E MOTIT, DËBORA MBULON PUKËN NË PRANVERË
Artikulli tjetërPAS KARANTINËS, RIKTHEHET VETTINGU