Pas pesë ditëve karantinë rikthehet vettingu, ku Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur të zhvillojë të mërkurën seancën e radhës.

Seanca i përket shpalljes së vendimit për subjektin e rivlerësimit gjyqtarin Bib Ndreca, aktualisht gjyqtarë pranë Gjykatës së Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit.

Vendimi pritet të shpallet të mërkurën më 25 mars ora 11:00 pranë Pallatit të Kongreseve ndërsa trupa gjykuese do të vlerësojë nëse Ndreca do të jetë ende pjesë e sistemit duke u konfirmuar apo do të shkarkohet.

Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Pamela Qirko janë pjesë e trupës gjykuese që ka vlerësuar gjyqtarin Ndreca për pasurinë, integritetin moral dhe atë profesional.

Artikulli paraprakNJIHUNI ME PARASHIKIMIN E MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërINFO PLUS – 24.03.2020