Ish-trajnerja Nora Deda është rikthyer sërish në drejtimin e skuadrës së Vllaznisë në volejboll për femra. Ajo dha dorëheqjen pak javë më parë pas humbjes me Teutën, por mesa duket edhe me insistimin e drejtuesve të Zyrës së Sportit në Bashkinë e Shkodrës, është rikthyer edhe njëherë tjetër në drejtimin e ekipit të Vllaznisë në volejboll për femra. Tashmë, me rikthimin e Nora Dedës, Vllaznia e volejbollit të femrave duket se do të kërkojë të vazhdojë hap pas hapi drejt synimeve dhe pretendimeve ambicioze për një ekip pretendent, siç i është premtuar asaj nga drejtuesit e Zyrës së Sportit në Bashki. Nga sa bëhet me dije, trajnerja Nora Deda ka kërkuar afrimin edhe të tre volejbollisteve të tjera dhe në ditët në vijim, pritet të bëhet realitet ardhja e tyre. Tashmë, me rikthimin e Nora Dedës, padyshim që ajo do të synojë të bëjë më të mirën e mundshme për të vijuar ecurinë pozitive dhe për ta çuar Vllazninë në volejboll për femra drejt objektivave të saj, që është hyrja në play-off, për të qenë pjesë e katër ekipeve më të mira të kampionatit.

Maringlen ZHIVANI

Artikulli paraprakALTIN DUMANI TAKIM NË SPAK ME PROKUROREN E PËRGJITHSHME TË HOLANDËS, JA ÇFARË U DISKUTUA
Artikulli tjetërSTAR TREND – KONCERT “YJE NEN YJE”