Dy gardiane grekë kanë pësuar lendime dhe fraktura pasi u dhunuan nga një i burgosur shqiptar. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në burgun e Larisës në Greqi.

Sipas shtypit grek i burgosuri shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur sulmoi dy gardianët duke i goditur me shkelma dhe grushte.

Nga dhuna e ushtruar, këta të fundit pësuan lendime në fytyrë, njerit prej të cilëve iu thye hunda. Ata u dërguan ne spital për trajtim mjekësor. Bëhet me dije se shqiptari u revoltua me rojet per shkak se nuk e kishin lejuar te takonte nje vizitor.

Artikulli paraprakZYRTARËT GJERMANË NË TIRANË: OPOZITA TË FUTET NË ZGJEDHJE, AKUZAT PËR VOTAT T’IA LERË DREJTËSISË
Artikulli tjetërZJARR I MADH NË KODRAT E SELITËS