Ditën e djeshme, u publikua lista zyrtare e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin e Këngës, mes tyre edhe Ronela Hajati, Alban Ramosaj, Endri dhe Stefi dhe të tjerë emra të njohur të muzikës shqiptare.

Por polemikat kanë nisur që pa filluar ende mirë Festivali! Këngëtari i njohur, Mentor Haziri ka reaguar i revoltuar pasi kënga e tij nuk është pranuar në edicionin e 60-të. Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka deklaruar se kënga e tij e cila ishte orkestruar nga profesionistë të muzikës nga Irlanda nuk është pranuar në Festivalin e RTSH-së, por për këtë nuk ka marrë asnjë arsyje nga organizatorët.

Haziri ka akuzuar RTSH-në se i diskriminojnë këngëtarët nga Kosova në këtë festival, duke përmendur Rona Nishliun e cila sipas tij ja zbardhi fytyrën Shqipërisë dhe kënga e saj dëgjohet ende. Këngëtari ka thënë se turpi të qendrojë tek komisioni që bëri përzgjedhjen e këngëve, pjesë e të cilit janë Ardit Gjebrea, Elton Deda, Klodian Cafoku, Marjan Deda, Zefina Hasani, Arta Marku, Redi Treni. Në postimin e tij, i është përgjigjur një tjetër pjesëmarrës, Alban Ramosaj, i cili specifikon se edhe ai është nga Kosova, dhe sipas tij, komentet e Hazirit nxisin ndarje.

“Po nxit ndarje, helm, dhe urrejtje mes dy kombeve, që në fakt jemi një dhe komentet e tua janë të pavend”, shkruan ndër të tjera Albani.

Mirëpo, Mentori sërish ka këmbëngulur se Albani ka pasaportë shqiptare, e jeton prej vitesh në Tiranë, e sipas tij kjo bën diferencën. Megjithatë, ai i ka uruar fitoren Albanit në Festival.

Artikulli paraprakFESTAT E NËNTORIT, SHKODRA ENDE PA ATMOSFERË
Artikulli tjetër12 PERSONA REZULTOJNË POZITIVË ME DELTA PLUS NË SHTETIN FQINJ, DISA MOSTRA DËRGOHEN PËR ANALIZË NË GJERMANI