“Nuk heshtim me”, eshte levizja feminist e krijuar ne menyre spontane pas vrasjes se Lumturie Xhelilaj nga bashkeshorti i saj.

Protesta qe u zhvillua ne pergjate qytetit te shkodres nuk ishte iniciativa e vetme e kesaj levizjeje. Brigela Demaj aktiviste e levizjes thote se fokusi kryesor eshte ndergjegjesimi i te rinjve mbi vlerat e barazise gjinore dhe njohjen e te drejtave qe grave ne komunitet. Levizja “Nuk heshtim me” nuk do ndalet ne nje aktivitet te vetem. Keshtu me daten 22 Qershor organzion darken e bamiresise per financimin e projektit “Perralle nga e tashmja”.

Alketa leskaj pjese e levizjes thote se jane te ftuar te gjithe kandidatet per deputet te zones elektorale Shkoder,biznesmene dhe individe te shoqerise civile te japin kontributin e tyre dhe te tregojne interesin e tyre per kauzen e cila na prek te gjitheve. Projekti “Perralle nga e tashmja”,duke u frymezuar nga komedia e Cajupit synon risjelljen ne vemendje te tyre me ane te ilustrimit e manifestimit te tyre si piktura murale.

Mbingarkesa e shtepiakeve shqiptare e kontributi i vogel apo inekzistent i burrave ne punet e shtepise,martesat e vajzave ne moshe te re,zilia e intrigat e grave ndaj njera tjetres,sistemi patriarkal ku burri konsiderohet “koka e shtepise” dhe vendimarresi kryesor, keto dhe te tjera problematika te pranishme ne shoqerine tone pretendohet te sillen me ane te artit pamor ne vemendjen e njerezve neper rruget e periferite e qytetit,duke i sherbyer keshtu kauzes se feminizmit e statusit te gruas shqiptare ne shoqeri.

Artikulli paraprakQENDRAT E NUMËRIMIT, PËRGATITJET PËR 25 QERSHORIN
Artikulli tjetër“DEMOKRACI E BARABARTË NË ZGJEDHJE”