Rreth 2 javë para 25 qershorit, datës së zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare, KQZ ka nisur përgatitjen e qendrave të numërimit dhe votimit në rang vendi.

Në KZAZ-në nr.2 në qytetin e Shkodrës, e cila është pozicionuar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është vendosur tashmë pjesërisht baza materiale që nevojitet për një qendër të tillë numërimi. 7 monitorë dhe kamera sigurie janë vendosur në fushën e pallatit të sportit, ndërsa hapësira e brendshme është mbyllur deri pas përfundimit të plotë të procesit zgjedhor.

Pallati i sportit do të ruhet dhe monitorohet gjatë gjithë kohës. Ndërkaq, komisionerët janë mbledhur dhe marrë në dorëzim dokumentacionin si dhe vulat e mbërritura nga KQZ. I gjithë procesi zgjedhor do të ndiqet nga të deleguiarit e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve përmes nëpunësve të administratës së KQZ-së dhe inspektorëve rajonalë zgjedhorë.

Këta të fundit do të jenë të pranishëm gjatë zhvillimit të mbledhjeve të KZAZ-ve në të gjithë vendin. Paralelisht, vendosja e bazës materiale ka nisur dhe po monitorohet edhe në KZAZ-të e tjera të qytetit të Shkodrës Komisioni i Zonës së Administrimit Zgjedhor nr. 2 në total administron 112 kuti votimi në qytetin e Shkodrës.

Artikulli paraprakTONIGHT – 13.06.2017
Artikulli tjetër“NUK HESHTIM MË” VIJON MISIONIN