Një automjet tip “Golf” i ngarkuar me kanabis është kapur nga policia e Sarandës pranë Bistricës. Makina ku udhëtonin dy persona nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Menjëherë në ndjekje të “Golf”-it është vendosur një automjet i policisë. Gjatë ndjekjes, automjeti i patrullës së policisë e ka përplasur “Golfin” dhe e ka nxjerrë nga rruga.

Gjatë kontrollit në automjet është konstatuar një sasi lënde narkotike. Në automjet ndodheshin dy persona, të cilët janë arrestuar nga blutë.

Artikulli paraprakGODITET ME THIKE ADOLESHENTI,NDERRON JETE NE SPITAL
Artikulli tjetërBASHKIA SHKODER INFORMACION PER SITUATEN E RESHJEVE