Një 16 vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mesditën e sotme në qytetin e Durrësit,por me pas gjeti vdekjen ne spitalin e qytetit.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur lagjen Nr.15, Spitallë, ku ka mbetur i plagosur adoleshenti me iniciale A.Gj, pas një konflikti për motive të dobëta. Ai u dergua me shpejtesi në Spitalin Rajonal Durrës ku nuk mundi te mbijetonte pasi thika e ka goditur ne zemer. Mjekët nuk mundën të mbajnë në jetë 16-vjeçarin.

Policia ka arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, një 17 vjeçar me iniciale D.L., banues në Durrës.

Në njoftimin e forcave blu thuhte se : “Policia menjëherë pas marrjes së njoftimit për ngjarjen e ndodhur, ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen në kohë të autorit të dyshuar, ku ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe po pyetet rreth rrethanave të ngjarjes”.Ngjarja ka ndodhur pas nje grindjeje te çastit.

Artikulli paraprak60-VJEÇARIT I GRABISIN ME DHUNË MOTORIN E ÇANTËN ME PARA
Artikulli tjetërNUK I NDALON PATRULLËS POLICIA PËRPLAS ‘GOLFIN’ ME KANABIS