
Ndotja e përroit të Vrakës vijon të mbetet një problematik mjedisore për zonën. Veçanërisht pranë shinave të trenit në Shtoj të Vjetër, aty ku ndahet kufiri administrativ mes Bashkisë Shkodër dhe Bashkisë Malësi e Madhe, situata është përkeqësuar ndjeshëm, duke u kthyer në një vatër të mirëfilltë ndotjeje.
Siç shihet edhe nga pamjet, shtrati i përroit është mbushur me mbetje plastike, inerte dhe mbeturina urbane. Për shkak se ndodhet saktësisht në kufirin ndarës mes dy njësive vendore, zona ka mbetur jashtë vëmendjes së të dyja bashkive.
Banorët e zonës dhe kalimtarët apelojnë për ndërhyrje të menjëhershme nga strukturat mjedisore dhe të dyja bashkitë përkatëse, për të ndalur hedhjen e paligjshme të mbetjeve dhe për të rehabilituar këtë ekosistem përpara se të shkaktohen pasoja më të rënda sanitare e mjedisore.
https://youtu.be/rGYKUnlATDA


