Kjo është gjendja e krijuar nga reshjet e shiut në oborrin e shkollës 9 vjeçare “Branko Kadia” në qytetin e Shkodrës.

Sa herë ka reshje shiu, oborri mbulohet nga uji duke e bërë pothuajse të pamundur lëvizjen e nxënësve në shkollën 9 vjeçare “Branko Kadia” në qytetin e Shkodrës. Nxënësit tregojnë se për të hyrë në ambientet e brëndshme të shkollës detyrohen të kalojnë përmes oborrit me ujë, ndërsa këmbët u lagen çdo herë.

Ndërkohë prindërit shprehen të shqetësuar përballë një situatë të tillë. Ata kërkojnë nga institucionet përgjegjëse ti japin zgjidhje sa më parë kësaj problematike të ngritur prej vitesh.

Kjo gjendje përsëritet çdo dimër, ndërsa apeli i nxënësve dhe prindërve nuk ka mjaftuar që ky problem të marrë zgjidhje. Ndërkohë, bashkia Shkodër duket se ka një projekt për rikonstruksionin e oborrit të shkollës, por ende nuk ka të dhëna konkrete për fillimin e punimeve apo detaje të tjera.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR: PËR SHKAK TË PUNIMEVE NË RRUGËT “DAUT BORIÇI” DHE “HAFIZ SABRI BUSHATI”, NDALOHET PARKIMI
Artikulli tjetërNIS FESTIVALI I TEATRIT PËR SHKOLLAT E MESME