Oboti është një fshat i vogël i Shkodrës, por i njohur në të gjithë Shqipërinë si i përmbyturi i përvitshëm. I shtrirë buzë lumit të Bunës, në të majtë të rrugës nacionale Shkodër-Muriqan, fshati noton në ujë, sa herë hapen portat e shkarkimit në hidrocentrali Vaun e Dejës.

Këtë muaj banorët e fshatit pritnin që të nisin korrjen e jonxhes dhe liliumit, por e gjithë sipërfaqja e tokës është kthyer në fushë me bar.

Bashkë më kryeplakun e fshatit Gregor Pemaj vëzhguam një parcel toke, pronari i së cilës nuk mund të marrë asnjë prodhim prej saj. Gjithcka është tharë ndërsa toka prodhon vetëm bar pasi nuk është kujtuar kush më që të investojë

Kryeplaku na thotë se përmbytjet kanë lënë pasoja të mëdha. Ndërkohë thekson faktin se shteti i shikon banorët e obotit sikur të ishin grek dhe jo shqiptar.

Banorët i kanë sytë nga shteti për ti dëmshpërblyer por shpresat janë të pakta
Ekonomia e familjeve varet nga tekat e motit.

Mes viteve 2010-2011 fshati u përmbyt 5 herë. Përmbytje më të vogla përsëriten çdo vit, duke e vështirësuar jetesën e banorëve të tij.

Një shqetësim tepër i madh për banorët e këtyre anëve është dhe fakti se pak para se të ndodhte përmbytja, ata kishin investuar gjithë kapitalin në të mbjellat, të cilat janë shkatërruar plotësisht.

 

Artikulli paraprakPËRFUNDON PROVIMI I GJUHËS SË HUAJ
Artikulli tjetërNË QYTETIN TONË VENDOSIM EDHE NE!