Të gjithë maturantat I janë nështruar sot provimit të parë, atij të gjuhës së huaj. Në ishim në shkollën “28 nëntori” ne ambjentet e së cilës zhvilluan provimet dy shkollat e mesme “At Gjon Karma” Gur I Zi si dhe ajo “Federik Gjoni” Berdice.

Nxënësit e pyetur në lidhje me vështirësitë që kanë hasur në këtë ditë pohuan se fatmirësisht gjithcka shkoi mirë pasi ishte zgjedhur niveli I mesëm I gjuhës së huaj.

Ndërkohë pas këtij provimi nxënësit do të përgatiten për atë të gjuhës shqipe dhe letërsisë I cili do të jetë pas katër ditësh për të vazhduar kështu më pas me provimin e matematikës, I cili do të jetë në datën 13, dhe në fund me ato të lëndëve më zgjedhje, në datën 20 qershor I cili do jetë dhe përfundimtari.

Të gjitha notat e provimeve do të përllogariten me notën mesatare të vitit shkollor për të nxjerrur kështu mesateren e cila do ti hapë rrugë universitetit.

 

Artikulli paraprakMONEDHA E PËRBASHKËT EURO NUK NDALET NË TREGUT VENDAS, ZBRET POSHTË 125 LEKËVE
Artikulli tjetërOBOT, JETA NË FSHATIN E “DËNUAR”