Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka reaguar pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot rezolutën për përkujtimin e gjenocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë. Hasani u shpreh se 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës. Ai theksoi se Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Reagimi i plotë;

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi sot një rezolutë për përkujtimin e genocidit, të vitit 1995 në Srebrenicë. Çdo vit, 11 korriku do të jetë dita për të nderuar viktimat dhe për të mbështetur të mbijetuarit e gjenocidit në Bosnjë – Hercegovinë dhe kudo, dhe një kujtim i ashpër i tmerreve të së kaluarës, në mënyrë që ato të mos përsëriten në të ardhmen. Shqipëria bashkë-sponsorizoi dhe mbështeti këtë rezolutë, për një nga faqet më të errëta në historinë e Ballkanit, Evropës dhe botës.

Artikulli paraprakREZOLUTA PËR SREBRENICËN, BEGAJ: VOTA E SHQIPËRISË KONFIRMON VLERAT PERËNDIMORE
Artikulli tjetërTENSIONE MES PEKINIT DHE TAIPEIT, TAJVANI MOBILIZON USHTRINË