Në drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda po zhvillohet një operacion nga RENEA në gjashtë qytete të vendit për të arrestuar 20 persona nga 2 grupe kriminale në fushën e trafikut të drogës, pasi janë zbuluar nga përgjimet dhe hetimet që kanë nisur prej një viti.

Operacioni ka nisur dje në Korçë, Pogradec, Vlorë, Gjirokastër, Tepelenë dhe Elbasan. Burime për Report Tv pohojnë se qarqet ku është fokusuar operacioni janë dy, Korça dhe Gjirokastra, por kontrolle po zhvillohen edhe në qytetet e tjera.

Deri tani në Tepelenë janë arrestuar shtatë persona; Edi Ballia, Arbër Brahimi, Shpëtim Brahimi, Agron Manka dhe tre të tjerë, ndërkohë që kanabis është zbuluar edhe në Lazarat.

Të arrestuarit dhe personat e tjerë që është prerë urdhër arresti akuzohen për prodhim dhe trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal.

Artikulli paraprakITALIA NË ALARM NGA RRITJA E NUMRIT TË MINORENËVE SHQIPTARË
Artikulli tjetërSHKODËR, PLANI VENDOR, PRITET ZGJIDHJE PËR LEJET E NDËRTIMIT