3 persona janë arrestuar nga operacioni i mbrëmshëm i Policisë së Vlorë për të goditur disa pika të lojërave të fatit. Operacioni ka vijuar deri në orët e para të mëngjesit.

Ndërkohë që raportohet se janë bllokuar disa pika që operonin vënie llotosh të paligjshme.

Mësohet se aksioni i policisë është përqendruar përgjatë bulevardit Vlorë-Skele ku disa pika bastesh janë bllokuar. Gjithashtu blutë e Vlorës kanë sekuestruar materialet që ndodhen brenda në pikat e llotove.

Artikulli paraprakHIDHET NGA KATI I TRETË I PALLATIT, 42-VJEÇARJA NË GJENDJE TË RËNDË NË SPITAL
Artikulli tjetërSULMUAN DHE PËRDHUNUAN NJË VAJZË KROACI, ARRESTOHET SHQIPTARI DHE KROATI