Një megaoperacion ndërkombëtar antidrogë është duke u zhvilluar nga policia shqiptare në bashkëpunim me Guardia di Finanza italiane dhe DEA-n amerikane. Mësohet se gjatë operacionit është goditur një grup kriminal me bazë në Fushë-Kuqe, të Kurbinit. Gjatë operacionit janë arrestuar 6 persona të cilët shkëmbenin kanabis me heroinë dhe kokainë. Grupi trafikonte drogë në rrugë detare.

Mësohet se trafikantët i kanë vënë flakën një veliere kur janë afruar forcat e policisë, në të cilën kanë qenë dhe pakot me drogë.

Artikulli paraprakCHARLES MCGONIGAL PRANON SE KA LOBUAR PËR OLIGARKUN RUS
Artikulli tjetërSHQIPËRI, SËMUNDJET CEREBROVASKULARE, DEBAT MBI TRAJTIMIN E TYRE