Dy persona që ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar si anëtarë të një grupi kriminal që merrej me trafikun e kokainës janë arrestuar në Lezhë. Ata janë identifikuar si T.K., 44 vjeç dhe P.B., P.T., 32 vjeç, të cilët pritet të ekstradohen drejt Italisë.

Ndaj këtyre 2 shtetasve, Gjykata e Brescia-s, Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë

Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, Policia e Lezhës ka ndaluar shtetasin D.M., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se me vullnetin e tij të lirë, ka lejuar kushëririn e tij, T.K., që t’i përdorë identitetin për t’iu shmangur Policisë italiane.

Nga veprimet hetimore të kryera në Itali, dyshohet se shtetasit T.K., dhe P.B., së bashku me 7 shtetas të tjerë të arrestuar tashmë nga policia e Italisë, janë pjesëtarë të një organizate kriminale për trafikimin e kokainës, organizatë me veprimtari në Itali. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, Policia e Italisë ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 7 kg lëndë narkotike kokainë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma vijojnë bashkëpunimin, me qëllim ekstradimin e këtyre shtetasve drejt Italisë. Ky operacion policor i koduar ‘Rugantino’ është në vazhdën e operacioneve të përbashkëta të zhvilluara me Policinë italiane. Operacioni “RUGANTINO”, ende në vijim në shtetin italian, goditi një tjetër organizatë kriminale për trafikimin ndërkombëtar të kokainës, organizatë kriminale me veprimtari në Itali.

Artikulli paraprakSËRISH PËRPLASJE NË KUVENDIN E KOSOVËS, BLLOKOHET FOLTORJA
Artikulli tjetërPROKURORIA E KOSOVËS NIS HETIMET PËR PËRLESHJET FIZIKE NË KUVEND