Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion ditën e sotme, ku ka prangosur një efektiv policie dhe një person tjetër të cilët akuzohen për trafik droge.
Sipas njoftimit të Policisë, operacioni i koduar “Falko” u mbyll edhe me sekuestrimin e 12.5 kg lëndë narkotike e llojit kanabis. Policia bënë me dije se kishte marrë informacion punonjësi i Policisë, Dashamir Qershori, 44 vjeç nga Petrela merrej me trafik droge. Po ashtu, veç atij është arrestuar edhe Elton Elezi, 25 vjeç nga Gurra e Vogël dhe banues në Durrës. Madje, ky i fundit tentoi t’i ikte Policisë dhe kjo e fundit u detyrua të shtinte me armë në ajër që ta ndalonte.