Lojtari i Partizanit, Idriz Batha ka folur para ndeshjes me Vllazninë e cila do të luhet ditën e dielë më 11 shtator.

Mesfushori i demave të kuq është shprehur se ndaj skuadrës shkodrane, ekipi i tij do të synojë tre pikët e rradhës dhe një paraqitje mjaft të mirë ndryshe nga ajo cfarë u pa në ndeshjen me Luftëtarin. “Në sfidën ndaj Luftëtarit jemi koshient se nuk dhuruam atë paraqitje që presin të gjithë nga Partizani. Duke ditur që ndeshjet e para janë gjithmonë të vështira menduam më shumë për rezultatin, fatmirësisht arritëm ta nisim me pikë të plota kampionatin dhe tashmë duhet të shohim përpara . Jemi të bindur se duke filluar nga ndeshja e radhës me Vllazninë do të shfaqim një tjetër lojë dhe besoj e shoqëruar më një tjetër rezultat pozitiv. Eshtë e vërtetë Vllaznia gjithmonë ka rezultuar një kundërshtar i vështirë për ne , për më tepër që këtë sezon ka afruar në gjirin e saj edhe disa lojtarë cilësorë, gjithsesi jam optimist se do të arrijmë ti dhurojmë tifozëve një tjetër fitore në këtë fillim kampionati. Nuk mendoj se fati ishte me ne në ndeshjen me Luftëtarin , arritëm të krijonim mjaft raste shënimi , por në fund takimi u zgjidh nga një 11 metërsh , i cili është komentuar shumë nga opinioni sportiv , por për mendimin tim ishte i saktë. Nga të gjithë lojtarët që zbresin në fushë , përjashto Kapitenin Hoxha kërkohet goli ,dhe ne jemi të përgatitur të gjithë të shënojmë.”

Artikulli paraprakAKSIDENT I RËNDË, VDES 49-VJEÇARI
Artikulli tjetërOPERACIONI POLICOR, ARRESTOHET POLICI QË TRANSPORTONTE DROGË