Të etur për të dëgjuar këngë, humor e bejta, qytetarët shkodranë mbushën plot “Oborrin Shkodran” në aktivitetin “Bejta Shkodra, Diaspora mes nesh” i organizuar nga agjencia e spektaleve “Jehona e Shkodrës” dhe grupi i bejtaxhinjve me drejtues Bujar Zyralin. Bejtat, një traditë e Shkodrës rikthyen humorin e munguar për një viti e gjysëm si shkak i pandemisë COVID-19.

Disa prej këngëtarëve më të mirë të muzikës popullore shkodrane dhe të ahengut morën pjesë në këtë aktivitet.

Një prej organizatorëve, Bujar Zyrali thotë se Bejta Shkodrane tashmë po merr vendin që i takon pas një periudhe të gjatë shkëputjeje.

Producenti Xhelal Halili i cili drejton agjencinë “Jehona e Shkodrës” thotë se ky event me këngë e humor ishte mëse i nevojshëm për qytetarët e Shkodrës.

Star Plus Televizion transmetoi drejtpërdrejtë spektaklin “Bejta Shkodrane. Diaspora mes Nesh” duke sjellë live për qytetarët shkodran dhe më gjërë emocionet që sollën artistët e pranishën edhe për ata që nuk patën mundësi të jenë aty.

Artikulli paraprakSHKODËR, FESTA E PARË E ASHURES PA HAXHI SHEH SOKOL ADEMI
Artikulli tjetërDITA NIS ME DIELL, POR PASDITJA SJELLË VRANËSIRA, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME