Këtë vit Teqja Refai në Bahçallek në qytetin e Shkodrës nuk ka patur Haxhi Sheh Sokol Riza Ademin, i cili është personi që ndërtoi atë teqe. Në mars të këtij viti Haxhi Sheh Sokol Riza Ademi u nda nga jeta në mënyrë të papritur duke lënë një dhimbje të madhe pas për familjarët dhe gjithë komunitetin e shehlejrëve.

Në festën e shenjtë të Ashures në teqen Alija Refai në Bahçallek u bë shpërndarja e Ashures ku morën pjesë shehlerëve nga e gjithë Shqipëria të cilët përveç festës së shenjtë erdhën edhe për të nderuar kujtimin e Haxhi Sheh Sokol Ademit thotë Vullnet Merja, anëtar i tarikatit Refai të Shqipërisë.

Shehzade Omer Ademi është djali i të ndjerit Haxhi Sheh Sokol Ademi i cili jep mesazhin që të gjithë të duan prindërit sa janë gjallë ndërsa edhe vajza e tij Jasmina Ademi ka një mesazh.

Në festën e shenjtë të Ashures, anëtari i Tarikatit Refai Vullnet Merja i bën thirrje të gjithë besimtarëve dhe qytetarëve shqiptar që të jenë gjithmonë të drejtë dhe të bëjnë vepra të mira.

Pavarësisht ndarjes nga jeta të Haxhi Sheh Sokol Riza Ademi, Teqja e Tarikatit Refai në Bahçallek në Shkodër që u ndërtua nga vetë ai me shumë sakrificë do vijojë që të jetë gjithnjë aktive, nga dy trashëgimtarët e tij djali i cili ka marrë rrugën e fesë si babai i tij dhe vajza e tij.

Artikulli paraprakSHKODËR, DJEGJA E MBETURINAVE NË BRIGJET E LUMIT BUNA
Artikulli tjetërORGANIZOHET “BEJTA SHKODRANE, DIASPORA MES NESH”