Këto janë mesazhet e Marselës, vajza e vogël familja e së cilës është e ngujuar.

Mesazhe që në 25 vite shoqëria shqiptare nuk i dëgjoi. Poezia e Marselës erdhi në sallën e Kishës Ungjillore gjatë një aktiviteti festiv dhe me dhurata të organizuar nga OSHEE me fëmijë që vuajnë nga gjakmarrja. Administratori i OSHEE Ardian Çela dha mbështetjen e tij për këto familje. Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati falenderoi nënat që sollën fëmijët që qëndrojnë të ngujuar në këtë aktivitet festiv. Nxënës të shkollës “Pashko Vasa” performuan poezi dhe këngë ndërsa në fund ka shpresë edhe për të ngujuarit.

Artikulli paraprakLISTA SERBE NGRIN AKTIVITETET NË INSTITUCIONET E KOSOVËS: KRYEMINISTRI YNË VUÇIÇ
Artikulli tjetërNDOTJA ALARMANTE E AJRIT, SOT PROTESTOHET NË SHKUP