Në takimin e parë të asamblesë si kryetar i partisë socialiste ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, Arvit Osja u shpreh se mbledhja ishte rutinë për organizimin e zgjedhjeve në 2017-ën.
Osja mohoi se ka lëvizje drejtorësh sa herë vjen kryeministri në Shkodër. Në takim, Sami Leka një socialist nga njësia Ana Malit u shpreh se nuk është lejuar të flasë ndërsa kërkon një mbështetje dhe punësim për gruan e elektriçistit të vrarë Zamir Velaj pak kohë më parë. Shqetësimet dhe ankesat për punësime janë edhe më të mëdha në Shkodër, një problem që është diskutuar çdo herë në mbledhjet e PS në praninë e kryeministrit Rama.