Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të premten se e rëndësishme që kryetarët e rinj të katër komunave në veri të Kosovës, të kryejnë betimin brenda afateve ligjore.

Komunat në veri – Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku – janë të banuara me shumicë serbe. Disa orë pas betimit të Erden Atiqit, si kryetar i Mitrovicës së Veriut, Osmani ka thënë se kryetarët e asaj pjese, duhet t’i bindin qytetarët se projektet do të jenë në të mirë të tyre.

“Shërbimet administrative janë në të mirë të tyre, siguria është në të mirë të tyre. Projektet ekonomike i fuqizojnë ata, pra secili veprim është për të mirën e qytetarëve dhe jo të kundërtën, dhe ne presim që të gjitha këto procedura të shkojnë pa ndonjë problem dhe pa ndonjë tension”.

Artikulli paraprakSUBJEKTI POLITIK NGRITI AKUZA PËR TJETËRSIM VOTASH, KQZ PUSHON ANKIMIMIN E PARTISË SË UNITETIT KOMBËTAR
Artikulli tjetërPRETENDOJNË SE ISHIN FITUES, ADK ANKIMON NË KAS “RRËMBIMIN” E MANDATIT PËR KËSHILLIN BASHKIAK TË PUKËS