Vllaznia do të presë këtë të dielë në ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Partizanit, në kuadrin e ndeshjeve të javës së 21-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë shumë interesante, e cila e gjen ekipin shkodran në momentin e tij më të mirë. Në opinionin sportiv kërkohet një fitore e Vllaznisë dhe kjo duket se e ka vendosur skuadrën përpara presionit, por në fakt vetë trajneri Qatip Osmani nuk e mendon diçka të tillë.

Trajneri Osmani tha se objektivi i vetëm është fitorja në këtë ndeshje, ndërsa shtoi se tifozëria do të jetë një motiv më shumë ndaj Partizanit.

Ndeshjen ndaj Partizanit, Vllaznia do ta luajë këtë të dielë në orën 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës, për llogari të javës së 21-të në Superiore.

Artikulli paraprakPREZANTOHET PROJEKTI “ NË KËRKIM TË SIMBOLEVE”
Artikulli tjetërMAKINA PËRPLASET ME KAMIONIN, PLAGOSET 1 PERSON