Vllaznia do të luajë këtë të mërkurë gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Egnatias, sfidë që do të nisë nga ora 15:00 në Rrogozhinë. Kuqeblutë kanë synime maksimale edhe në Kupë dhe në ndeshjen ndaj Egnatias, gjithçka duket e hapur. Në prag të këtij dueli, trajneri i skuadrës shkodrane, Qatip Osmani, duke folur para mediave, tha se Vllazninë e pret një ndeshje e vështirë ndaj Egnatias, por shtoi se ekipi i tij do të kërkojë të shkojë në finalen e Kupës së Shqipërisë.

Trajneri Osmani foli edhe për harmoninë në skuadër, ku tha se sipas tij ajo vijon të
Në ndeshjen ndaj Egnatias, Vllaznia do të vuajë edhe njëherë tjetër mungesën e mbrojtësit të djathtë, Geralb Smajli.

Artikulli paraprakPD: ËNDRRA E MARTIRËVE TË DEMOKRACISË NUK U REALIZUA
Artikulli tjetërKRYEBASHKIAKU BECI PËRKUJTON 2 PRILLIN 1991