OSHEE ka hartuar një plan masash për të garantuar furnizimin me energji elektrike gjatë ditëve festive të fundvitit. Administratori Adrian Çela, tha se 1500 punonjës të 11 drejtorive rajonale do të jenë në gadishmëri për cdo situatë.

Mbi 1500 punonjës të OSHEE në terren të ndarë në grupe. Risia e këtij viti është që çdo telefonatë që bëhet për një njoftim defekti, qytetarët do të merren përsëri dhe do të njoftohen për kohën e rikuperimit.

Në të gjitha rajonet e vendit janë vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit për të raportuar çdo defekt që do të ndodhë në zonat e tyre të banimit.

Artikulli paraprakVAU DEJES MIRATOHET BUXHETI 2019
Artikulli tjetërVRASJA NË LEZHË E 2013-ës, DËNOHET ME 18 VITE AUTORI