“Du me të prekë.Edhe me vdekë ti më sjellë në jetë” këndonte Ergi Dini në këngën “Pa frymë” pjesëmarrëse në kënga magjike në vitin 2015.

Djaloshi nga Shkodra, në 2014 hipi në skenën e konkursit muziko X Facktor në tv Klan duke u shpallur dhe fitues. I riu ishte zhvendosur në Tiranë, plot energji dhe dëshirë për të jetuar jetën publikoi dhe këngët”Morphine” e cila mori 800 mijë klikime në youtube dhe “Asnji gram”, që u publikua më 15 prill 2016. Me Klejdi Halili flitet se po përgatisnin një video muzikor por sot jeta e tyre u ndërpre nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e 21 nëntorit në Ish bllok. Ata nuk mundën ti mbijetonin plagëve dhe humbën jetën në spital. Shume miq këngëtarë dhe artistë kanë përcjellë në statuset e tyre në facebook dhimbjen për humbjen e Ergi Dinit.

Olta Boka: Zoti e di pse nuk patem mundesi te emocionoheshim me shume me zerin tend qe i riktheu buzeqeshjen artit shqipetar! U prehsh ne paqe Ergi ! Ngushellime familjes! Ndjej thelle dhimbjen tuaj

Eneda Tarifa: E pabesueshme ! Ky eshte lajmi me i hidhur qe kam marre keto vite. Nuk i ndala dot lotet per endrren tende te madhe, per rinine tende te bukur, per zerin e mrekullueshem qe humbem, per motren qe te donte shume e familjen tende gjithashtu. Perhere fansja jote @ergi_dini R.I.P

Ardit Gjebrea: Dhimbje pa fund, për një artist si ty! RIP #ergidini Ngushëllime nga zemra familjes!

Artikulli paraprakAKSIDENTI TRAGJIK I MERR JETËN KËNGËTARIT ERGI DINI
Artikulli tjetërPAPA FRANÇESKU MIRATON TË DREJTËN E FALJES SË MËKATIT TË ABORTIT