Një shtetas shqiptar i dënuar për krime kundër trashëgimisë është vënë në prangat e policisë italiane, mbrëmjen e djeshme.
Mediat fqinje shkruajnë se shqiptari, i cili rezultonte i parregullt në territorin italian ishte gati për të kryer një tjetër vjedhje me një bashkëpunëtor.
Aktualisht shqiptari ndodhet në burgun e Via per Cassano dhe është ende në hetim.
Gjatë arrestimit të shqiptarit, policia evidentoi në një makinë edhe një shqiptar rreth të 40-tave që dyshohet të jetë shtylla e bashkatdhetarit, gati për të kryer ndonjë krim.40-vjeçari po hetohet në gjendje të lirë.