Pacienti vetëhelmohet në spital, asnjë mjek nuk e kontrollon

Një pacient i shtruar në repartin e Ortopedisë në Spitalin rajonal të Durrësit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm. Pacienti një burrë rreth 60 vjeç ishte shtruar në spital për të kryer një ndërhyrje kirurgjikale. Nga të dhënat e para dyshohet se ai ka konsumuar fotoksinë në ambientet e spitalit. Ky është një rast i rëndë për spitalin e Durrësit dhe njëherësh i dyshimtë. Shtrohet pyetja se si një pacient arrin të fusë lëndë helmuese në spital dhe e dyta: pse gjatë natës nuk ka patur kontrolle nga infermieret dhe mjeku roje, por vdekja konstatohet vetëm në mëngjes. Policia dhe Prokuroria janë njoftuar për ngjarjen dhe janë nisur drejt spitalit të Durrësit

Artikulli paraprakNËNA VRET DY FËMIJËT DHE TENTON VETËVRASJEN
Artikulli tjetërDËNOHET PËR VJEDHJE, KËRKON VET QË TA DËBOJNË NË KOSOVË