Pakistan, 26 persona kanë humbur jetën pas një sulmi vetëvrasës

ISLAMABAD- Numri i të vdekurve si pasojë e një sulmi vetëvrasës në kryeqytetin e provincës Punxhab të Pakistanit, Lahore, ka shkuar në 26 ndërsa numri i të plagosurve në 49. Ministri i Shëndetësisë së Punxhabit, Selman Refik tha se në shpërthimin e ndodhur afër rajonit në të cilën gjendet edhe kabineti i kryeministrit të Punxhabit, Shahbaz Sherif, kanë humbur jetën 26 persona në mesin e të cilëve 8 policë. Refik tha se gjendja e 10 personave të plagosurve është kritike. Deri më tani ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Artikulli paraprakHOTELI I SEKUESTRUAR, APELI RIKTHEN PËR RISHQYRTIM ÇËSHTJEN
Artikulli tjetërJUGU I FRANCËS NË EMERGJENCË NGA FLAKËT, SHKRUMBOHEN 3 MIJË HA PYJE GJATË BREGDETIT