Pakti Rama-Basha, Yee: U morën vendime të guximshme

Njeriu që negocioi marrëveshjen mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, Hoyt Brian Yee, ka folur sot për herë të parë lidhur me paktin që solli zgjidhjen e ngërçit politik. Zv/ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, përshëndeti marrëveshjen e arritur një javë më parë. Sipas tij, maxhoranca dhe opozitën morën vendime të rëndësishme për kapërcimin e ngërçit politik. Yee vlerëson si të guximshëm vendimin e opozitës për t’u bërë pjesë në zgjedhje apo dhe përpjekjet e kryeinistrit Edi Rama për të bindur opozitën të kthehej nga vendimet e saj të mëparshme. “Opozita në Shqipëri ndërmori një vendim të guximshëm për të ndryshuar qëndrimin e saj duke vendosur të marrë pjesë në zgjedhjet që u shtynë. Por këtu përmedim edhe Ramën, të cilit iu desh të gjente fleksibilitetin e nevojshëm për të bindur opozitën të kthehej. Kjo është shumë fitimprurëse për vetë Shqipërinë dhe situatën shqiptare”, u shpreh Yee. Hoyt Brian Yee negocioi me palët politike paketën e integruar “McAllister plus”. Dakordësia mes Bashës dhe Ramës u arrit 48 orë pas negociimit të marrëveshjes nga zyrtari i lartë amerikan.

Artikulli paraprakLAMTUMIRA PËR ISH-MUNDËSIN DUSHAN VASO
Artikulli tjetërPOLICIA KAP 65 KG KANABIS TË HEDHURA NË DET