Policia kap 65 kg kanabis të hedhura në det

Policia e Durrësit dhe Guardia Di Finanza kanë “peshkuar” 7 pako me kanabis në det, vetëm 5 milje larg bregut të detit në Kallm. Nuk dihet se kush i ka hedhur ato, por dyshohet se janë ‘mbetje” të trafikut të kanabisit që bëhet nga deti me gomone. Policia e Shtetit njoftoi se më datë 24.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Trafikimi i lëndëve narkotike” parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal. Nipi i Sabit Brokajt dhe njeriu i Shullazit, rimemërohen në polici. Ja ku19-vjeçari që vdiq në gurore në Itali ishte nga ElbasaniProvat e reja/ Makina e atentatorëve në Vlorë, ishte vjedhur 10 ditë më parë në DurrësKomentet

Artikulli paraprakPAKTI RAMA-BASHA, YEE: U MORËN VENDIME TË GUXIMSHME
Artikulli tjetërGJENDET KUFOMA E NJË SHQIPTARI 19-VJEÇAR NË LIQEN