Ashtu siç ishte paralajmëruar Komisioni i Ligjeve për shqyrtimin e kandidaturave për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit ka konstuar që nuk ka kandidatë për president dhe raundi i parë do të konsiderohet i bërë. Ndërsa pasdite në orën 17.00, Kuvendi i Shqipërisë zhvillon raundin e parë të votimit. Afati i partive për të paraqitur propozimet ishte ditën e djeshme, por ende nuk ka asnjë emër në diskutim.

‘Komisioni i Ligjeve mblidhet për të shqyrtuar kriteret kushtetuese pas paraqitjes së emrave. Sipas njoftimit nga drejtoria përkatëse Kuvendit deri dje nuk është paraqitur asnjë kandidaturë për president të Republikës. Raundi i parë konsiderohet i kryer pa votim. Për efekt të rregullores ne do të na duhet që ta konstatojmë këtë fakt, për t’ja paraqitur më par Kuvendit.’- tha Hysi.

Mazhoranca dhe opozita ende nuk kanë gjetur një konsensus të përbashkët për emrin e kreut të ri të shtetit, ndërsa në negociatat mes kryetarëve të grupeve parlamentare, refuzoi që të merrte pjesë kreu i gurpit të PD-së Enkelejd Alibeaj. Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla garantoi edhe një herë opozitën se mazhoranca është e vendosur që t’i japë vendit një President konsensual, ndërkohë që bëri me dije se në takimet me dy grupet parlamentare të opozitës arritën të vendosin piketat kryesore.

Vullnetin e mazhorancës për konsensus e konfirmoi edhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, i cili ftoi edhe një herë palët që të marrin pjesë. Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, pas takimit që zhvilloi me Partinë Socialiste për Presidentin e Republikës tha se opozita duhet të jetë një e tërë në proces. Ai nënvizoi se nëse nuk do të ketë unitet në opozitë për të propozuar një kandidat të përbashkët atëherë edhe grupi parlamentar që ai përfaqëson nuk do të bëhet pjesë e këtij procesi.

Një deputet nuk mund të propozojë më shumë se 1 kandidat për President. Kushtetuta e Shqipërisë parashikon që raundi konsiderohet i bërë edhe nëse nuk paraqitet asnjë kandidat. Pra opozita nuk e bllokon procesin as me mos pjesëmarrjen e saj në seancë, që do ta bënte të pamundur plotësimin e kuorumit në 3 raundet e para, 84 vota.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË REPERI I NJOHUR 24-VJEÇAR
Artikulli tjetër‘STUHI INFEKTIMESH’ NË KORENË E VERIUT, RRETH 1 MILION RASTE ME COVID-19