Sporti duket se e ka të pamundur që të shkëputet nga politika! Në ndeshjet e fundit të Superligës nuk kanë munguar thirrjet “Rama Ik”, e ndërsa në derbin e djeshëm të kryeqytetit janë afishuar pankarta për 2 marsin e presidentit Ilir Meta.

Pak para nisjes së ndeshjes Tirana- Partizani, disa të rinj kanë shpalosur një pankartë ku shkruhej “2 mars ora 17:00! Për Shqipërinë, për Kushtetutën”. Një gjë e tillë është publikuar edhe nga presidenti Ilir Meta.

“Derbi historik Tirana-Partizani edhe mbrëmë i dhuroi kryeqytetit e mbarë sportdashësve një ngjarje të jashtëzakonshme festive, me emocione tepër të forta, falë spektaklit si të lojtarëve në fushën e blertë, ashtu edhe të tifozëve që shkëlqyen si përherë me koreografitë e tyre brilante.

Një falenderim special tifozëve të mrekullueshëm, për vëmendjen e tyre për Manifestimin Mbarëkombëtar të 2 marsit”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakNDËRRON JETË NË MOSHËN 97-VJEÇARE VITO KAPO, E VEJA E HYSNI KAPOS
Artikulli tjetër‘MOS NXITO TË ARRISH FUNDIN’, POLICIA PARALAJMËRON: 14 PATENTA TË HEQURA BRENDA 4 ORËVE! KY ËSHTË VITI I SIGURISË RRUGORE