Christian Panucci është edhe zyrtarisht trajner i Kombëtares shqiptare të futbollit.

Tekniku italian dhe Presidenti i FSHF-së, Armand Duka firmosën kontratat në konferencën e shtypit të thërritur në orën 11:00. Presidenti Duka shprehu bindjen se Panucci është emri i duhur, megjithëse përvojën e tij në trajnim e quajti modeste. Trajneri i ri Kombëtares u shpreh i nderuar duke thene se nuk e pati të vështirë t’i thoshte po Shqipërisë dhe konfirmoi se objektivi është kualifikimi në Euro 2020 dhe këtij objektivi do t’i shërbejnë edhe katër ndeshjet e mbetura të eleminatoreve të Botërorit. Pas shumë negociatave, Panucci arriti në një marrëveshje me drejtuesit e FSHF-së për të marrë drejtimin e kuqezinjve.Karriera e tij si trajner nuk është në të njëjtin nivel si ajo e futbollistit të madh të aktivizuar me disa nga klubet më të njohura në Europë, si Milan, Roma, Real Madrid, Chelsea apo Inter.

Artikulli paraprakSHIFRAT, SHQIPTARËT KONSUMATORËT MË TË MËDHENJ TË KOKAINËS
Artikulli tjetërPROTESTA E PUNONJËSVE TË FABRIKËS, REAGON DREJTORI I INSPEKTORIATIT TË PUNËS