Papa Françesku letër Assad

Papa Françesku i ka dërguar një letër Presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, në të cilën i ka shprehur ngushëllime për situatën e krijuar në vend përgjatë gjashtë viteve të fundit. Letra i është dorëzuar vetë kreut të qeverisë siriane nga kardinale Mario Zenari. Në fjalët e tij, Ati i Shenjtë ka dënuar të gjitha format e ekstremizmit, dhunës dhe terrorizmit. Më tej Papa Francesku u ka bërë thirrje të gjithë liderëve global që të negociojnë një marrëveshje e cila do t’i jepte fund luftës dhe do të rikthente paqen pas afro 6 viteve të mbushura me luftime. Ai shton se Siria duhet të rikthehet si një nga vendet ku ka mbizotëruar gjithmonë bashkëekzistenca mes kulturave dhe toleranca fetare. Nga ana e tij, mësohet se Presidenti Bashar al-Assad e ka falenderuar Atin e Shenjtë për letrën si dhe mesazhet e përcjella në të. E ndërkohë, luftimet në qytetin më problematic që mbetet Alepo, ka patur luftime të ashpra. Forcat siriane të mbështetura nga ajri nga forcat ruse, kanë përparuar edhe më shumë duke fituar territore ndaj rebelëve. Zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi, nëpërmjet një komunikate, bënë të ditur se kundërshtuesit e qeverisë së Presidentit Assad, kanë humbur afro 90% të territoreve. Në rast se rebelët do të humbasin edhe qytetin e Alepos, kjo do të përbënte një goditje përfundimtare për ta. Gjithmonë duke i’u referuar Minsitrisë së Mbrojtjes ruse, vetëm në orët e fundit 700 rebelë janë dorëzuar ndërkohë që mbi 17.000 qytetarë janë larguar nga qyteti. Ndërkohë, Moska dhe Uashingtoni thuhet se kanë rinisur negociatat për të vendosur paqen në Siri, ndonëse nuk ka ende asnjë marrëveshje. Trupi i vogëlushit Mustafa al Tinawi po përgatitet për ceremoninë funebre që do të mbahet në Douma të Sirisë. Ai humbi jetën nga bombardimet në Siri 11 dhjetor 2016

Artikulli paraprakEKSPERTËT E OKB: 6000 TË HUMBUR GJATË KOMUNIZMIT
Artikulli tjetërGARONIN NË MES TË RRUGËS, FERRARI PËRPLAS GJASHTË KËMBËSORË