Papa Francesku vendos të thyej rutinën. Del për të blerë këpucë në Romë

 

Papa Francesku është drejtuar personalisht në një dyqan ortopedik në qytetin e Romës për të blerë këpucë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës ku të pranishmit e kanë pasqyruar prezencën e Papës me foto e video në rrjetet sociale. Një ditë ndryshe për Papa Franceskun. Lideri i Kishës Katolike ka vendosur të shkojë vetë ti blejë këpucët që i nevojiten. Ngjarja e veçantë ka ndodhur pasditen e së martës, kur Papa Francesku vendosi të ishte ai personalisht që ti drejtohej një dyqani ortopedik në qytetin e Romës, në një lagje jo shumë larg Vatikanit. Personat e ndodhur aty të surprizuar nga prezenca e Papës nuk kanë mundur të mos e memorizojnë këtë moment duke bërë foto e video, për ti ndarë më pas edhe në rrjetet sociale. Në pamjet e marra nga të pranishmit duket Papa që lëviz nëpër ambjentin e dyqanit ortopedik, duke biseduar , duke bërë foto e gjithashtu duke i dhënë bekimin e vet një kryqi që një prej djemve që punonin aty i vendos përpara. Ati i Shenjtë përherë ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të patur një jetë normale, ku të kishte mundësi të ecte nëpër rrugë, të shkonte në një piceri të thjeshtë për të ngrënë, apo të takonte një mik në kafenë e lagjes së tij, gjëra që mesa duket i mungojnë shumë Papës, i cili vendos herë pas here të kthehet në një qytetar të thjeshtë. Ka qënë gjithmonë Carlos Samaria, një këpucar nga Buenos Aires që është kujdesur për këpucët e Papës. Ndaj ende nuk janë të qarta arsyet se përse këtë herë Papa vendosi këpucët ti marr në një dyqan ortopedik, por një ngjarje e tillë nuk mundi të kalonte pa u vënë re, duke lumtuar të gjithë personat që patën mundësi ta takonin Papën personalisht.

Artikulli paraprakNIS HETIMI NDAJ 3 ZYRTARËVE PËR ABUZIM ME PRONËN
Artikulli tjetërTERRORISTËVE DO T’U BLLOKOHET PASURIA NGA MINISTRIA E FINANCAVE