Papa Françesku në meshën dedikuar migrantëve dhe shpëtimtarëve të tyre, në gjashtëvjetorin e vizitës së tij në Lampedusa tha se “Emigrantët janë njerëz, nuk bëhet fjalë vetëm për një çështje sociale ose migratore, por në kuptimin e dyfishtë,

që emigrantët janë qenie njerëzore para së gjithash dhe sot ata janë simbol i të përjashtuarve nga një shoqëri e globalizuar. Ata duhet të ndihmohen, është një përgjegjësi e madhe nga e cila askush nuk mund të shmanget”.

Mesha e Papa Franceskut vjen në një kohe kur Deti Mesdhe është kthyer në një arenë deklaratash politike dhe delegim përgjegjësish për çështjen e emigrantëve të shumtë që lundrojnë drejt brigjeve europiane dhe që refuzohen nga të gjithë.

Artikulli paraprakKLSH: ILAÇET PA KONTROLL NË SHQIPËRI, NUK BËHEN ANALIZA PËR CILËSINË E BARNAVE
Artikulli tjetërSHKARKIMI I METËS, ULSI MANJA LEXON RAPORTIN DHE KËRKON NGRITJEN E KOMISIONIT HETIMOR