Ulsi Manja ka lexuar në Parlament raportin e miratuar në Komisionin e Ligjeve ku kërkohet ngritja e një komisioni hetimor për të shqyrtuar shkeljet e rënda të Kushtetutës që, sipas mazhorancës, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka kryer me shfuqizimin e 30 qershorit si datë për zgjedhjet lokale.

Manja përmendi të gjitha shkeljet e Metës dhe në fund të fjalës kërkoi nga kolegët në Kuvend që të votojnë për ngritjen e komisionit.

Mazhoranca e Partisë Socialiste kërkon shkarkimin e Ilir Meta nga detyra e presidentit dhe për këtë arsye kërkon edhe ngritjen e komisionit. Gjithsesi, shkeljet për të cilat akuzohet presidenti duhen konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila ende nuk është formuar.

Artikulli paraprakPAPA FRANCESKU:”PËR ZOTIN, ASKUSH NUK ËSHTË I HUAJ”
Artikulli tjetërRAMA: META, ARMIQËSI TË EGËR ME SHUMICËN QEVERISËSE