Ka përfunduar pa rrjeta të prekura pjesa e parë e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Lihtenshtejnit në Elbasan Arena, e vlefshme për eliminatoret e botërorit “Rusi 2018”.

Loja ka nisur vrullshëm për kuqezinjtë duke kërkuar golin që në minutatat e para të lojës, por pa arritur të shënojnë. Që në minutën e gjashtë Llullaku jep topin për Memushajn, i cili nuk arrin të gjuajë në portë.

Aksioni vazhdon me Roshin i cili jep një pasim për Llullakun, i cili gjuan në rrjetën e jashtme. Dy minuta më von mesfushori Basha provon me të djathtën por topi kalon ngjitur me shtyllën në të djathtë të portierit Jehle.

Në minutën e 16-të Memushaj provon të gjejë direkt portën nga goditja e dënimit, por edhe këtë herë pa sukses. Rastin më të artë e ka pasur Llullaku në minutën e 38, e cili merr bukur topin me gjoks në pozicion ballor dhe pastaj provon portën me një kthesë, por topi kalon mbi tranversë.

Artikulli paraprakGJENDET NJË TRUP I PAJETË NË ZUES TË SHKODRËS
Artikulli tjetërDEÇIQ-VLLAZNIA 1-1, SHKODRANËT SHËNOJNË DY HERË