Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme (e shtunë, 2 shtator) në fshatin Zues, në ujërat e lumit Buna.

Burimet nga vendngjarje bëjnë me dije se trupi i përket një shtetasi reth 60-vjeç me banim në fshatin Shtoj i Ri.

Banorët e zonës e kanë nxjerrë nga uji kufomën dhe më pas kanë njoftuar policinë.

Policia njofton: Shkodër Informacion Paraprak Me datë 02.09.2017 rreth orës 18:30 ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në lumin Buna në vendin e quajtur Zues është mbytur në lumë shtetasi S. P. 57 vjec banues në fshatin Shtoj Ri Njësia Administrative Rrethina Shkodër. 

Dyshohet se është vetmbytur në lumë sipas deklarimeve të familjarëve të tij.

Po dergohet grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSHQIPËRI-LIHTENSHTEJN, JA FORMACIONI KUQEZI
Artikulli tjetër“PAQE” NË ELBASAN, PJESA E PARË SHQIPËRI – LIHTENSHTEJN 0-0