Në miqësoren e fundit përpara europianit, kombëtarja shqiptare ka humbur ndaj Ukrainës me rezultatin 1-3.

Në një stadium ku dominonin tifozët shqiptarë, kuqezinjtë e nisën lojën të përgjumur, duke u ndëshkuar që në minutat e para të lojës Taras Stepanenko shënon golin e parë në minutën e 9’. Pas këtij momenti kontrolli i lojës kalon ne anën e kuqezinjve. Gjysmëfusha ukrainase është e pushtuar nga lojtërët e kombëtares shqiptare. Nëpërmjet një kombinimi të Roshit dhe Sadikut, ky i fundit gjen rrjetën e kundërshtarit në minutën e 13’, duke barazuar rezultatin. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1. Në minutat e para të pjesës së dytë, djemtë e De Biazit ndëshkohen me anë të Andriy Yarmolenko, i cili kaloi Ukrainën në avantazh në minutën e 49’. Por ukrainasit nuk ndalen. Yevheniy Konoplyanka në minutën e 87’ trefishon rezultatin duke bërë që takimi të mbyllet me rezultatin 1-3.

Artikulli paraprakREFORMA NE DREJTESI, NJE TELEFONATE NGA SHBA NE PD
Artikulli tjetërVDES LEGJENDA E BOKSIT, MUHAMMAD ALI