Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, shkruan në “Facebook” se Forcat e Armatosura kanë parandaluar një tragjedi në Manati të Lezhës.

Sipas ministres, xhenierët kanë larguar nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, me peshë rreth 50 kg secila, dhe që i përkisnin Luftës së Dytë Botërore.

Më tej, ministrja shton se prej fillimit të vitit xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 tonë municione të rrezikshme.

“Forcat e Armatosura parandaluan një tragjedi në Manati të Lezhës. Xhenierët tanë larguan nga zona e banuar 74 predha të kalibrit 150 mm, secila me peshë rreth 50 kg, sipas vlerësimeve paraprake, të Luftës së Dytë Botërore.

Arsenali i predhave u zhvendos për t’u asgjësuar në një poligon të posaçëm, ndërkohë që, prej fillimit të vitit, xhenierët e FA kanë kryer 75 operacione në të gjithë vendin, duke asgjësuar rreth 16 ton municione të rrezikshme”, shkruan Xhaçka.

Artikulli paraprakMETA SOT NË KUVEND PËR HETIMIN NDAJ TIJ, MBËRRIN NË TIRANË KOMISIONI I VENECIAS
Artikulli tjetërMOTI DO JU SURPRIZOJË SËRISH, JA SI DO NISË KJO JAVË