Ndërkohë që presidenti Ilir Meta do të përballet me komisionin hetimor e ngritur për hetimin e tij, në Tiranë do të mbërrijë Komisioni i Venecias për nismën e mazhorancës për shkarkimin e presidentit.

Delegacioni i këtij komisioni do zhvillojë takime me institucionet më të larta në vend në datat 10 dhe 11 shtator.

Komisioni do të përgatisë opinion mbi kompetencat e presidentit Ilir Meta për të zhdekretuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në axhendë përfshihen takime Presidentin, Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, drejtuesit e opozitës në Kuvend, anëtarët e Komisionit Hetimor, Ministrin e Brendshëm, përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetaren në detyrë të Gjykatës Kushtetuese.

Artikulli paraprakLËVIZJA E PARË ANTIKOMUNISTE, BASHA KUJTON KRYENGRITJEN E POSTRIBËS: DËSHMIA E LUFTËS PËR LIRI
Artikulli tjetërPARANDALOHET TRAGJEDIA NË LEZHË, XHAÇKA NXJERR VIDEON: SI U LARGUAN 74 PREDHA TË LUFTËS II BOTËRORE