Një tragjedi është parandaluar në Lezhë ku është vënë në prangfa një 36-vjeçar.

I arrestuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe ka qënë i telefonatë në polici që ka parandaluar një tragjedi të mundshme. Në sallën operative të D.V.P.Lezhë ka ardhur një telefonatë se në një banesë në Kotërr-Lezhë ka një konflikt. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, kanë shkuar menjëherë ku kanë konstatuar se po ndodhte një konflikt në familje, mes një çifti. Falë ndërhyrjes në kohë efektivët e policisë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, ku shtetasi Andi P., po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.P.

Nga kontrolli fizik dhe i banesës së këtij shtetasi, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: -460 fara narkotike të dyshuara Cannabis Sativa. -rreth 61 gramë lëndë bimore në formë boçe e dyshuar Cannabis Sativa. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat materiale të sekuestruara, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: – Andi P., 36 vjeç, banues në Kotërr-Lezhë.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga nenet 130/a e 283/1 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakPARASHIKIMI I MOTIT 5 DHJETOR
Artikulli tjetërGODITEN TRI BANDA NË ITALI, EDHE SHQIPTARË MES TË ARRESTUARVE