Pjesa më e madhe e vendit do të dominohet nga moti i kthjellët me përjashtim të zonave veriore të cilat përveç kthjellimeve do të kenë edhe vranësira të herë pas hershme.

Ku nuk përjashtohet edhe mundësia e shirave të izoluar. Parashikohet që kushtet e qëndrueshme atmosferike të mbeten prezent edhe gjatë pasdites duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese në të gjithë territorin e vendit. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten sërish të larta edhe gjatë ditës së hënë. Era do të fryjë e lehtë me shpejtësi 15 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim të ulët.

Artikulli paraprak“DËGJO PUTIN, NE DO TË VIJMË NË RUSI”
Artikulli tjetërF1, HAMILTON FITON EDHE NË GJERMANI. ROSBERG I KATËRTI, FERRARI ZHGËNJEN SËRISH