Ditën e sotme Shqipëria do të mbetet në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm dhe kthjellimeve, pjesa më e madhe e vijës bregdetare. Sipas Meteoalb gjatë mesditës dhe pasdites pritet që vranësirat të shtohen në pjesën tjetër të territorit shqiptar, duke sjellë reshje shiu të karakterit lokal.

Temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do te ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim 2-3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Europa Veriore dhe Jugore do të jenë në kushte të qëndrueshme atmosferike, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në Gadishullin Iberik. Ndërsa Europa Qendrore dhe Juglindore do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu të shoqëruara me mini stuhi ere.

Artikulli paraprakLAJMI I FUNDIT/ POLICIA IDENTIFIKION AUTORIN E DYSHUAR PËR VRASJEN E 23-VJEÇARIT NGA SHKODRA
Artikulli tjetërSIGURIA NË RRUGË/ ARRESTOHEN 4 PERSONA DHE NDËSHKOHEN 1085 SHOFERË PËR SHKELJE TË RREGULLAVE